Ahmeti: Vendimi i Qeverisë për gazin ka pasoja për Kosovën, shkak mungesa e përvojës apo e qëllimshme

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, ka folur për refuzimin e projektit amerikan për gazin, shkruan Express.

Ahmeti ka thënë se vendimi i Qeverisë për gazin do të ketë pasoja gjeostrategjike e gjeopolitike për Kosovën.

E sipas tij, arsyet mund të jenë mungesa e përvojës apo edhe e qëllimshme.

Tutje, Ahmeti tha se SHBA-ka nuk ka asnjë profit financiar për shitjes së gazit në Kosovë, por Kosova ka edhe një interes të vetin.

“Axhamillëku nuk është arsyetim, e lëvizja e qëllimshme nuk ka arsyetim. Megalomania të shtyn drejtë gabimeve të pafalshme”, ka thënë Ahmeti.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë:

Vendimi për gazin ka pasoja gjeostrategjike e gjeopolitike për Kosovën. Asnjë qeveri nuk e ka mandatin që të marrë vendime të tilla pa diskutime të gjëra. Arsyet mund të jenë mungesa e përvojes apo edhe të qëllimshme. Të dyjat janë brengosëse.

Nqs dikush mendon se ShBA ka ndonjë profit financiar prej shitjes se gazit në Kosovë e ka gabim. Mirëpo sferat e interesit që ndërlidhen me gazin janë fuqi gjysëm e butë. Gazi ka implikime të jashtëzakonshme politike për shkak të varësise energjetike nga Rusia. Prandaj ShBA na drejtojnë edhe në rreshtime. Nuk është as fillimi as fundi i botës ky projekt. Por është hap me rëndësi.

Kosova ka edhe një interes të vetin. Diversifikimi i burimeve të energjisë na zvogëlon edhe neve varësinë nga Serbia. Dështimi i termocentralit bashkë me dështimin e gazit na çon kah energjia nga Serbia ose përmes Serbise. Po të ishte duke u ndërtuar termocentrali i ri ndoshta edhe do të ishte diskutim kjo çështje.

Vëllau shumë më i madh të jep mbrojtje e shtytje kur ke nevojë. Në raste të ralla vëllau i vogël ka mundësinë që të bëj diçka që ka sadopak ndikim për vëllaun e madh.

Kujdes, një shuplakë eventuale për qeverinë, ka me na dhimt të gjithëve. Axhamillëku nuk është arsyetim, e lëvizja e qëllimshme nuk ka arsyetim. Megalomania të shtyn drejtë gabimeve të pafalshme. E në ato momente sigurisht se çifti i Lajçakut nuk na shpëton as nga Serbia e lere më nga shtetet e mëdha kundërshtare të shtetit tonë.

SHIKO MË SHUMË

Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas dhe sulmoi me thikë axhën e saj, paraburgim për burrin nga Gjakova

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari, me...

Moti sot me vranësira dhe reshje shiu, në zonat malore pritet edhe borë

Moti në Kosovë gjatë ditës së sotme pritet të jetë kryesisht i vranët dhe...

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...