Ahmeti thotë viti 2015 vit i suksesit për Komunën e Lipjanit

PUBLIKUAR

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal të Lipjanit, kryetari i Komunës, Imri Ahmeti ka prezantuar para asambleistëve raportin e punës për vitin 2015, ku ai ka pasqyruar të arriturat e kësaj periudhe si dhe planet për vitin vijues, kur pritet të realizohen investimet të mëdha.
Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, në raportin e tij të punës për vitin 2015, ka folur për të arriturat përgjatë kësaj periudhe, sukseset dhe sfidat me cilat është përballur komuna e Lipjanit, duke thënë se, përgjithësisht është punuar mirë dhe me shumë përkushtim. Ai ka thë se viti 2015 ka qenë një vit sfidues, mirëpo me një përkushtim të madh kemi arritur të jemi komuna më e mire për vitin 2015.
Në mesin e sukseseve të prezantuara, kryetari Ahmeti ka theksuar tejkalimin e të hyrave vetanake prej 8.29%, ku prej tyre më së shumti ka pasur të hyra nga tatimi në prone. Komuna e Lipjanit në vitin që e lam pas ka shpenzuar 95.79%, të buxhetit dhe ka realizuar rreth 95 projekte të cilat kanë ndikuar në përmirësimin e jetës dhe mirëqenies së qytetarëve lipjanas.
Sa i përket ralizimit të projekteve, Kryetari Ahmeti, ka bërë të ditur se do të formoj një komision që do të auditoj projektet e realizuara në vitet 2014 -2015, për ti parë defektet që kanë mundur të shfaqen me qëllim të evitimit të tyre dhe mos përsëritjes në të ardhmen.
I pari i Komunës së Lipjanit, ka përmendur edhe debatet e shumta publike që ka organizuar Komuna me qytetar për tema të ndryshme, dhe sipas tij kjo është një segment i mirë që duhet të vazhdoj të zgjerohet edhe në të ardhmen. Kryetari Ahmeti ka folur edhe bërjen publike të të gjitha subevencioneve, duke thënë se ndarja e subvencioneve nuk ka qenë asnjëher më transparente se sa që është tani.

Kryetari Ahmeti, po ashtu është shprehur i kënaqur me angazhimin dhe përformancën e ekzekutivit, stafit në përgjithësi, si dhe potencuar se do të vazhdoj me këtë dinamik ne realizimin e objektivave për përmirësimin e jetës së qyetatarëve lipjanas.
Në fund të raportit të kryetarit Ahmeti, asamblesitës bënë pyetjet dhe komente për të cilat moren përgjegjje nga vet kryetari Imri Ahmeti.

SHIKO MË SHUMË

Dy raste me fruth në Lipjan

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë periudhës 16 prill...

Daut Haradinaj viziton Bekim Metaj, vlerëson guximin e ish-ushtarit të UÇK-së

Në Magure të Lipjanit, Daut Haradinaj ka zhvilluar sot një vizitë te ish-ushtari i...

Lipjan: Rrahje pas debatit në trafik, policia u gjen armë e bisht sëpate të dyshuarve

Dy persona në Lipjan, kanë përfunduar në ndalim policor, pasi të njëjtit pas një...