Ahmeti tallet pak me vendimin për ujë, thotë se qeveria duhet vendosë çmimin tavan edhe për kafen

PUBLIKUAR

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar vendimin e qeverisë që obligon bizneset për shërbim të klientëve me ujë nga rubineti, si dhe për monitorim të cilësisë së ujit të destinuar për konsum.

Ahmeti ka përdorur sarkazëm në shkrimin e tij në Twitter, duke thënë se duhet të vendoset edhe një “çmim tavan” për kafen sepse gastronomët po fitojnë shumë.

“Qeveria paska vendos që gastronomia detyrimisht duhet me shërby ujë të çeshmes çdo konsumatori që ulet në tavolinë. Edhe naj tavan të çmimit në kafe se “shumë” po fitojnë”, ka shkruar ai.

Ahmeti analogjinë me çmimin tavan e ka përdorur pas një vendimi tjetër të qeverisë që cakton marzhën e fitimit për naftëtarët. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Parandalohet futja e një thike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ishte e destinuar për një të burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se është parandaluar futja e një thike në...

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...

Kurti për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale gjatë...