Ahmeti priti përfaqësuesit e Komisionit Evropian

PUBLIKUAR

Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, të marten ka pritur në zyrën e tij, në një takim të përbashkët pune , përfaqësuesit e Komisionit Evropian, ku në këtë rast, u diskutuan rreth pranim-dorëzimit të punimeve të Bibliotekës së qytetit të Lipjanit.
Kryetari Ahmeti, informoi se komuna e Lipjanit, ka bërë gjitha përgatitjet infrastrukturore për hapjen e Bibliotekës, duke përmendur si kyçjen e ujësjellësit, si dhe atë të rrjetit elektrik.
Po ashtu kreu i Lipjanit, tha se, me buxhetin e vitit 2015, komuna ka planifikuar të ndaj mjete për blerjen e inventarit , në mënyrë që biblioteka të jetë sa më e pajisur dhe funksionale.
Në anën tjetër Grigorioz Krallis, menaxher i projektit nga zyra e Komisionit Evropian, tha se ne jemi të gatshëm të bëjmë pranimin teknik të punimeve, dhe falënderoi kryetarit për pritjen, po ashtu ai u shpreh optimist në bashkëpunime të tjera.
Ndryshe, ceremonia e hapjes së Bibliotekës së qytetit të Lipjanit, do të bëhet në fund të muajit korrik, ose me fillim të muajit gusht të vitit 2015.

SHIKO MË SHUMË

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Lipjan: Ushtron dhunë fizike ndaj një femre, e dyshuara shoqërohet në stacionin policior

Raportohet se një femër në Lipjan ushtroi dhunë fizike ndaj një femre tjetër, si...

Dhunë në familje në Lipjan

Gjatë raportit 24 orësh policia e Kosovës ka njoftuar se nënë dhe bir në...