Ahmeti : Plani për Mirëmbajtjen e Hapësirave Publike, më se i nevojshëm për Komunën e Lipjanit

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka mbajtur takimin e radhës me Grupin Punues për Hartimin e Planit për Mirëmbajtjen e Hapësirave Publike në Komunën e Lipjanit.
Në këtë rast kryetari Ahmeti, theksoi rëndësinë dhe nevojën e këtij plani si dhe hartimin e një strategjie afatgjate të hapësirave publike.
Kreu i Lipjanit tha, se qëllimi i këtij takimi është të diskutohet, Plani i Mirëmbajtjes së Hapësirave Publike dhe Plani Investiv i Zgjerimit dhe Mirëmbajtjes së Hapësirave Publike në Komunën e Lipjanit.
Po ashtu, ai ka premtuar se do të ketë investime shtesë duke përfshirë gjelberimin e qytetit, ndriçimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike në Komunën e Lipjanit, duke qenë optimist se ky plan do t’i japë Lipjanit një pamje më të mirë.

SHIKO MË SHUMË

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Lipjan: Ushtron dhunë fizike ndaj një femre, e dyshuara shoqërohet në stacionin policior

Raportohet se një femër në Lipjan ushtroi dhunë fizike ndaj një femre tjetër, si...

Dhunë në familje në Lipjan

Gjatë raportit 24 orësh policia e Kosovës ka njoftuar se nënë dhe bir në...