Ahmeti në Itali pritet nga kryetari i kuvendit të San Salvo

PUBLIKUAR

Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, së bashku me delegacionin nga komuna e Lipjanit, është pritur sot nga kryetari i kuvendit të San Salvo

Mediet italiane të regjionit Abruzio e kanë përcjellur me vëmendje vizitën e kryetarit Ahmeti.

Ai sot me delegacionin e tij, ka vizituar komunën e San Salvo, e ku është pritur nga kryetari i kuvendit, John Artese.

Kryetari Ahmeti, tha se, gjatë takimit është biseduar për investime
të përbashkëta në biznese, ndërtim të raporteve kulturore me të cilat i disponon komuna e Lipjanit.

Po ashtu kryetari Ahmeti, ka thënë se, si rezultat i këtij takimi do të pason një vizitë e Abruzios në shtator në komunën e Lipjanit, në lidhje me mundësitë e bashkëpunimit për biznese.

Ndryshe, kryetari Ahmeti gjatë këtyre ditëve, përderisa është duke qëndruar në takim zyrtar në Itali, ai është duke realizuar takime me kryetarë të komunave.

SHIKO MË SHUMË

E kërkoi pushkatimin e Ramush Haradinajt, OVL-UÇK në Lipjan e përjashton Seknder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin...

Lipjan, një grua plagoset nga plumbi qorr, dërgohet në QKUK

Një grua është plagosur nga një plumb qorr në Lipjan.Rasti ka ndodhur më 20...

Aksident me fatalitet në rrugën Shtime-Lipjan, një i vdekur, tre të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar si...