Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti në ueb-in e tij www.ImriAhmeti.com ka shkruar rreth zhvillimit të gjithanshëm të komunës së Lipjanit.
Ai përmes një shkrimi pas zgjedhjës si Kryetar i Komunës ka thënë se synimi i tij, i shprehur edhe përmes programit, siguron një zhvillim të balancuar dhe gjithpërfshirës të tërë territorit të komunës pa asnjë dallim.
Po ashtu, ai ka shtuar se ata do të vazhdojmë të jenë shembull i mirë i qeverisjes.
Ky është shkrimi i plotë nga Ahmeti…
Së bashku, të vazhdojmë me ndryshimin dhe zhvillimin e gjithanshëm të komunës, për jetë më të mirë dhe të dinjitetshme.
Tetor 2017
Fjala hyrëse e kandidatit për Kryetar
Të nderuar qytetar të Komunës së Lipjanit!
Kam kënaqësinë që të shprehë para jush atë që kemi arritur nga një qeverisjeje ndyshe siç premtuam dhe e realizuam ne mandatin e deritanishëm katër vjeçar.
Jemi ballëhapur dhe shumë përgjegjës para çdo qytetari për mënyrën e qeverisjes. Filluam qeverisjen ndryshe, drejtë zhvillimit të gjithanshëm në tërë territorin e komunës, rikthyem dhe fituam besimin e qytetarëve në institucionet tona. Kjo rrugë nuk ishte e lehtë, por përkushtimin tim e forconte vazhdimisht mbështetja e juaj të nderuar qytetar, prandaj me gjithë zemer iu them: ju faleminderit shumë për rrugëtimin dhe suksesin e përbashkët.
Programi im, për vazhdimin e qeverisjes së komunës së Lipjanit bazohet në përmbushjen e nevojave reale dhe të përcaktuara bashkërisht me qytetarët. Ne vazhduam debatet gjithpërfshirëse në të gjitha vendbanimet e komunës dhe veçanërisht kemi vendosur një sistem tejet funksional dhe efikas për shqyrtimin e buxhetit dhe kornizës afatmesme të shpenzimeve bashkë me qytetarët, ekspertët dhe profesionistët e të gjitha fushave. Kemi arritur t’i identifikojmë përparësitë zhvillimore të komunës, kemi vlerësuar të gjitha burimet dhe mbi këtë bazë e ndërtuam këtë program që do të siguron vazhdimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe gjithpërfshirës të komunës.
Angazhimi i profesionistëve në qeverisjen komunale dhe i ekspertëve të fushave të caktuara në zbatimin e këtij programi, komunën e Lipjanit do ta bënë një institucion të qëndrueshëm në aspektin financiar, do të fuqizohet edhe mëtutje qeverisja funksionale, efikase dhe transparente, do të përmirësohen shërbimet publike, do të ofrohen edhe më shumë mundësi për zhvillimin e bisneseve. Bashkëpunimi dhe partneriteti me subjekte brenda dhe jashtë vendit do të fuqizohet edhe më shumë në të mirë të komunës dhe qytetarëve.
Synimi jonë, i shprehur edhe përmes këtij programi, siguron një zhvillim të balancuar dhe gjithpërfshirës të tërë territorit të komunës pa asnjë dallim. Gjithashtu, dëshiroj që bashkë me ju të vazhdojmë krijimin dhe zbatimin e politikave të ardhshme zhvillimore për mirëqenien e qytetarëve dhe ardhmërinë tonë. Do të vazhdojmë me rritjen e investimeve kapitale dhe ri-orientimin e tyre strategjik, rritjen e subvencioneve në bujqësi, kulturë, çështjet rinore dhe sport si dhe racionalizimin e shpenzimeve administrative.
Brenda katër viteve të qeverisjes, ne përballuam dhe eleminuam pasojat tejet të rënda të trashëhuara nga qeverisja paraprake, arritëm të ndërtojmë themele të shëndetshme mbi të cilat ushtruam qeverisjen dhe menaxhimin e komunës në përgjithësi. Tani do të vazhdojmë edhe më fuqishëm me zhvillimin mbi themelet e ndërtuara për një të ardhme më të mirë të komunës dhe qytetarëve tanë.
Ne do të vazhdojmë të jemi shembull i mirë i qeverisjes. Të gjitha burimet do t’i shfrytëzojmë dhe orientojmë drejtë dhe për qëllime të përbashkëta. Ky përcaktim është detyrim për ne dhe përgjegjësi ndaj vendit dhe besimit tuaj.
Ju faleminderit.
Imri AHMETI


