Ahmeti: Mustafa e Thaçi e dëshirojnë dhunën

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunë së Prishtinës Shpend Ahmeti ka reaguar ndaj fjalëve të kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa e Hashim Thaçi, pas konferencës që ata mbajtën me të përfunduar të protestës së opozitës.

Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, konferencën e ka quajtur të planifikuar e me skenar dhune.

Lexojeni të plotë postimin e Ahmetit:

“Konferenca e Mustafes Thaqit dukej si me qene e planifikuar perpara por me skenar te dhunës.
Mijëra qytetarë protestuan në mënyrë paqësore, por konferenca u mbajt si e planifikuar më herët dhe ata dukeshin në panikë duke fol për mandat e për dhunë.

Një minister që i quan qyqana qytetarët sepse nuk ja mësyen ndërtesave tregon se ai po e don dhunën.

Ç’është kjo qeveri pos e delegjitimuar?” (sic), ka shkruar Ahmeti në Facebook.

SHIKO MË SHUMË

Këto janë vendimet e marra nga mbledhja e LDK-së

Gjatë ditës së djeshme Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme.Në këtë...

Një grua gjendet e vdekur në lumin Drini i Bardhë, afër Urës së Fshajt

Një grua është gjetur e vdekur në lumin Drini i Bardhë në Gjakovë, afër...

Ndalohen dy automjete që po futnin mallra të kontrabanduara nga Serbia nëpër rrugë ilegale malore

Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë parandaluar...