Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se inspektorët e Ministrisë së Arsimit janë duke i shkaktuar probleme komunës duke ia mbyllur çerdhet që kjo e fundit po i hapë.
Këta inspektorë, sipas Ahmetit, sot kanë mbyllur edhe një çerdhe në Hajvali, të cilët nga menaxhuesit e çerdhes kanë kërkuar që nga nesër të mos pranojnë fëmijë më.
Shihni të plotë postimin e Ahmetit në Facebook:
Bashkëqytetarë të nderuar,
Siç e dini, Komuna e Prishtinës në muajt e fundit ka hapur tri çerdhe të reja me bazë në komunitet. Pra, çerdhe të cilat organizohen dhe drejtohen nga komuniteti (prindërit) si dhe subvencionohen dhe mbikqyren nga komuna. (ka disa shembuj edhe në Evropë por edhe në Kosovë se si funksionojnë.
E tash paramendone,
Ministria e Arsimit, qe një muaj dërgon inspektorë për ti mbyllur këto çerdhe me pretekste dhe kërcënime të ndryshme për edukatoret. Sot kanë shkuar në çerdhen në Hajvali dhe i kanë thënë mos me pranu fëmijë nesër.
Deri ku mundet me shku mendja dhe mendimi i keq.
Duan të lënë fëmijë pa çerdhe e prindër pa punë sepse kjo na qenka njëri prej premtimeve të qeverisjes në Prishtinë.
Por këtë nuk do ta LEJOJMË.(sic)


