Ahmeti, mendon t’i reduktoj për 30% shpenzimet e rrymës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Shpendi

Për 30 për qind, janë planet e komunës së Prishtinës, për reduktimin e shpenzimit të Energjisë Elektrike. Kështu ka deklaruar sot, kryetari i kësaj komune Shpend Ahmeti, gjatë konferencës “Tregu i energjisë në Evropën Juglindore 2014”.

Shpend Ahmeti, ka paraqitur programin e Komunës së Prishtinës, ku ndër të tjera ai është ndalur edhe në sfidat që ka përpara Komuna duke i radhitur problemet që lidhen me cilësinë e ulët e ajrit si pasojë e ndotjes, tek mbikonsumi i energjisë elektrike si pasojë e mungesës së rrjetit të plotë të ngrohjes e deri tek efiçienca e llambave të ndriçimit elektrik.

“Gjatë viteve të ardhshme ne shpresojmë që ta reduktojmë shpenzimin e energjisë elektrike deri në 30 për qind me ç’rast edhe do të përmirësojmë aspektin e pagesave, pra që mos të paguajmë aq shumë për energji elektrike dhe do ta zbusnim, kushtimisht thënë, varësinë nga energjia elektrike”, ka thënë Ahmeti.

Nëse në Prishtinë reduktohet shpenzimi për energji elektrike për 30 për qind, atëherë sipas tij do të ketë më shumë energji elektrike për të tjerët. “Këtë do të provojmë ta bëjmë duke e zëvendësuar ngrohjen me energji elektrike me projektin e kogjenerimit në “Termokos” që presim ta reduktojë konsumin e energjisë elektrike shumë. Planifikojmë riparimet në ndërtesat publike për energji apo ngrohje me efiçiencë dhe mbase në të ardhmen mund të krijohet një kompani publike për efiçiencë të energjisë, e cila në bashkëpunim me BERZH, KfW-në do të bëjë zëvendësimin e të gjithë llambave për t’i shfrytëzuar ata me efiçiencë”, ka thënë Ahmeti gjatë fjalimit të tij në këtë konferencë.

I pari i Prishtinës nga pjesëmarrësit kërkoi edhe ide konkrete se si të veprohet me shtëpitë dhe banesat private që janë të vjetra, ku nevojiten investime që edhe ato të bëhen me izolim, fasadim etj. që do t’i reduktonin shpenzimet e tyre sidomos në aspektin e shpenzimit të energjisë elektrike.

“Tash ka shumë programe të bankave që qytetarët nuk i shfrytëzojnë. Duhet menduar se pse ndodh kjo, shkaku që nuk i kanë mjetet apo nuk bëjnë planifikime afatgjate. Ne si komunë jemi të gatshëm të investojmë në këtë drejtim të bashkëpunojmë me kompanitë dhe donatorët pjesëmarrës në këtë konferencë që të përmirësohen edhe këto çështje”, shprehu gatishmërinë kryetari Ahmeti./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...

Depozitat në bankat vendore shkojnë në 6.05 miliardë euro

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se vlera e depozitave të reja për muajin...

Moti sot me vranësira dhe intervale me diell

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku...