Kryetari Komunës së Lipjanit, njëherit edhe kandidat i LDK-së për zgjedhjet e 22 tetorit për edhe një mandat, ka komntuar deklarimet e Ambasadorit të Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’ Conell, duke thënë se kur mungojnë argumentet, kur nuk kanë ide për të ardhmen tonë, disa individë të vetmen vlerë e kanë fatkeqësisht shpifjen.
“Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Daniel O’ Conell në një deklarim të tij në mes të tjerash u shpreh: “Nëse dëshirojnë të pastrojnë jetën publike të Kosovës prej krimineleve, ata duhet të mos votojnë për kriminelët” duke shtuar se qytetarët e kanë fjalën e fundit, ata mund të zgjedhin, ata gjithnjë vendosin”, ka shkruar Ahmeti.


