Ahmeti: Kriza është pazar për Specialen

PUBLIKUAR

Arben Ahmeti, analisti politik, ka pohuar se kriza në Kuvendin e Kosovës, është pazar për krijimin e Gjykatës Speciale.

Ahmeti, përmes një mesazhi në llogarinë personale në Facebook, gjithashtu ka thënë se është e turpshme të pritet që zgjidhje për problemin kosovar ta ‘propozoj’ Sekretari i Amerikan i Shtetit, John Kerry, i cili do të vizitoj Kosovën ditën e mërkure.

Ja postimi i plotë i Ahmetit:

Ka shumë deputetë brenda shumicës që kanë integritet e që do të duhej që deri tash të distancohen nga përdorimi i policisë për një çështje krejtësisht politike dhe do të duhej të kërkonin dialog mbi planin e propozuar nga deputetet Deda dhe Osmani.
Ka deputete edhe brenda opozitës që e duan të njëjtën dhe deri tash do të duhej të dilnin publikisht. ‪#‎Struca‬
Shpresa që sekretari Kerry do ta zgjidh konfliktin e brendshëm është e turpshme. Ai nuk vjen e as që do të angazhohej për një çështje kaq të parëndësishme.
Sado që e kanë me rëndësi, duhet ta kuptojnë të frikësuarit në institucione e edhe në opozitë se nuk do t`u realizohet ky qëllimi që “dikush” t`u ofrojë shpëtimin nga Specialja në këmbim të konstuktivitetit.
Sado e padrejtë të jetë ajo Gjykatë, mungesa e përgjegjësisë individuale dhe mbajtja peng e një populli me qëllim që të shpëtohet personi nuk tolerohet. ‪#‎Tuca‬
Në fakt, ju politikën nuk e shihni si art të zgjidhjes së problemeve të qytetarëve, por si art i evitimit të burgut për çfarëdo krimi qoftë, i cilësdo natyrë.
Kjo krizë nuk është për parime, as për marrëveshje e as për Republikë. Është pazar për shpëtim nga Specialja.

 

SHIKO MË SHUMË

Sejdiu i bindur: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi lirohen në shtator

Opinionisti Dardan Sejdiu, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ka deklaruar se beson se...

“Shprehim ngushëllime”, Komuna e Prishtinës njofton nisjen e hetimeve për tragjedinë në vendpunishte

Komuna e Prishtinës ka shprehur ngushëllimet për familjen e punëtorit që humbi jetën në...

“Drejtësi e vonuar”, Mërgim Lushtaku reagon pas vendimit për babanë e tij

Mërgim Lushtaku ka reaguar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykim lirues për babanë...