Ahmeti: Korrupsioni e krimi po na dëmtojnë edhe në procesin e liberalizimit të vizave

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka theksuar se korrupsioni dhe krimi i organizuar, përveç se po na dëmtojnë si shoqëri po na dëmtojnë edhe në procesin e liberalizimit te vizave.

Ai në Facebook ka shkruar se korrupsioni e krimi i organizuar po na hanë si kancer, në shoqëri, në ekonomi, në politikë, në gjyqësi, në polici.

“Edhe pse në këto të parat shumë më me rëndësi se sa në liberalizim, megjithatë qytetarëve kjo e dyta ju dhemb më shumë sepse shumica shpëtimin po e shohin në ikje prej këtij vendi. Të bëhemi bashkë kundër korrupsionit, e krimit në këto institucione, e liberalizimi do të vjen sepse atëherë nuk do të kemi dëshirë me ik, por me zhvillu e me jetu në vendin tonë. Vetëm qytetarët e bashkuar mund ta rrëzojnë këtë kalbje të shtetit”, ka shkruar Ahmeti. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, dyshohet që ushtroj dhunë psikike në familje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për ushtrim...

Dhunë në Shtime: Një person bëhet për spital, në pranga 27-vjeçari

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur...

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

Pikat kufitare të Kosovës vazhdojnë të funksionojnë pa ngarkesa të mëdha edhe sot. Sipas të...