Ahmeti kërkon vëmendje e vçantë ti kushtohet pastrimit të rrugëve nga reshjet e bores

PUBLIKUAR

Paraditen e sotme, Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti ka mbajtur mbledhjen e rregullt me drejtorët e Drejtorive komunale. Në këtë mbledhje u raportua për rezultatet e punës javore, projektet që kanë nisur të implementohen si dhe menaxhimin e përgjithshëm në Drejtoritë përkatëse.
Gjatë kësaj mbledhje pikë diskutimi ishin edhe përgatitjet e ekzekutivit për seancën e radhës së Kuvendit Komunal e cila do të mbahet me datën 28 shkurt 2018, si dhe shumë çështje të tjera që kanë të bëjnë me jetën e qytetarëve lipjanas, shkruan Komuna e Lipjanit- Faqja Zyrtare 

Kryetari Ahmeti ka kërkuar që këtyre ditëve vëmendje e vçantë ti kushtohet pastrimit të rrugëve nga reshjet e bores në mënyrë që qytetarët e Komunës së Lipjanit të kenë një qarkullim sa më të mirë.

SHIKO MË SHUMË

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...