Ahmeti “Kam dizajnuar një projekt me të cilin do të qeverisim” (VIDEO)

PUBLIKUAR

Në emisionin “Sot” në KTV ka qenë i ftuar Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.

Kryetari Ahmeti ka folur rreth punës e cila është bërë në Lipjan, dhe ajo se çfarë do të punohet në të ardhmen.

“Një varg të sukseseve të mandatit të parë, janë indikatorët kryesor, dhe sigurisht qytetarët kanë pasur një vlerësim pozitiv, dhe ne qysh në rundin e parë normalisht kemi marr mandatin e dytë”, tha Ahmeti.

Kryetari Ahmeti, ka thënë tutje se duke parë mundësit buxhetore të cilat ka Komuna e Lipjanit, ka dizajnuar një Projekt të cilën kam hyr në garë dhe me të cilin do të qeverisë në mandatin që ka marrë.

“Janë projekte të realizueshme, dhe janë projekte të kërkuara nga vetë qytetarët, por janë edhe të nevojshme për një mirëqenie, apo standardë më të mirë për qytetarët”, shtoi kryetari Ahmeti.

Ai po ashtu ka thënë se Komuna e Lipjanit ka pasur një ngritje të planifikimit në të hyrat vetanake 100% dhe realizim 100%, po ashtu të njëjtën situate do ta kemi edhe në vitet në vijim.

Ahmeti ka thënë se nuk ka qenë i knaqëur me Shëndetësinë në Lipjan, po ai ka pohuar se do të ketë një kthesë në Shëndetësi, me emërimin e Drejtoreshës Vlora Limani Hajnuni. Ai po ashtu ka pohuar se renovimi i QKMF-së do të ndodhë në këtë vit.

 

Përgjatë këtij emisioni Kryetari Ahmeti iu është përgjigjur edhe qytetarëve të cilët kanë telefonuar

SHIKO MË SHUMË

Burri rrahu gruan dhe vajzën në Lipjan, më pas u arratis

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Lipjan, ku burri...

Vrasje në tentativë në Brus të Lipjanit, e gjuajti me armë zjarri dhe u largua, i lënduari mori tretman mjekësor

Një vrasje në tentativë ka ndodhur dje pasdite në Brus të Lipjanit. Atje një burrë...

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...