Ahmeti gjatë vikendit përcjellur punimet e rregullimit të shtratit të lumit në Dobrajë

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti me bashkëpunëtorë, gjatë vikendit kanë përcjellur punimet e ndërtimit të shtratit të lumit në Dobrajë të Madhe.

Në këtë rast kryetari Imri Ahmeti, ka thënë se rregullimi i shtratit të lumit në Dobrajë ishte një preukopim i kahershëm i banorëve, për faktin se lumi shfrytëzohej edhe për hedhje mbeturinash dhe që ndikonte keq edhe në shëndetin e banorëve.
Kreu i Lipjanit po ashtu ka thënë se “ ne do të angazhohemi që permes investimeve të ju krijojmë kushte për jetë më të mirë të këtyre banorëve të këtij lokaliteti ”.


Njëherit ai është zotuar se mbrenda këtij viti do të përmbyllet projekti i ndërtimit të shtratit të lumit, do të përfundoj palestra sportive e cila do t’u shërbej nxënësve dhe banorëve të Dobrajës”.
Kryetari Ahmeti gjithashtu ka përmendur edhe zgjerimin e rrjetit të kanalizimit, ku për disa lagje tani më është kontraktuar, si dhe asfaltimin e disa rrugicave në vlerë prej 80 mijë euro.

SHIKO MË SHUMË

Pesëvjeçari nga Lipjani në gjendje stabile, lirohet nga QKUK, merret nga QPS në Gjakovë

Fëmija pesëvjeçar nga Janjeva e Lipjanit, i cili u keqtrajtua nga prindërit e tij,...

Vdes Drejtori i HANDIKOS Lipjan Afrim Mena

Kryetari Komunës ka ngushëlluar familjen Mena me rastin e ndarjes nga jeta të Drejtorit...

Lipjan: I gjendet një armë zjarri në veturë, shoqërohet në stacionin policor një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij është...