Ahmeti flet rreth tenderëve të fundit dhe vendimet e OSHP-së

PUBLIKUAR

Kryetari Lipjanit Imri Ahmeti ka folur për LipjaniNews rreth tenderve të fundit dhe vendimet e OSHP-së, e rëndësishme është këto vendime të OSHP-së vijnë si produkt i procedurave e jo i shkeljeve materiale. P.sh. Tenderi për ndriçim publik nuk është e vërtet që është anuluar është vërtetuar në pikën 2 të aktvendimit, tha ndërë tjerash Ahmeti.

“Imri Ahmeti – ftoj të gjithë qytetarët që të denoncojnë çdo keqpërdorim dhe bashkërisht të luftojmë çdo dukuri negative

  • Fillimisht ju sqarojmë se OSHP-ja është organ i shkallës së dytë të shqyrtimit të procedurave të prokurimit.

  • E rëndësishme është këto vendime të OSHP-së vijnë si produkt i procedurave e jo i shkeljeve materiale. P.sh. Tenderi për ndriçim publik nuk është e vërtet që është anuluar është vërtetuar në pikën 2 të aktvendimit.

Ndërsa, rasti i furnizimit me thëngjill, nuk është zgjedhur asnjë operator, nuk ka asnjë lloj indicie për shkelje, por kriteret e publikuara nga Komuna, saktësisht  është kërkuar dëshmia e prejardhjes së thëngjillit dhe për këtë kriter OSHP-ja e ka anuluar.

   Për sallën e sportit në fshatin Dobrajë e Madhe, Komuna e ka zgjedh operatorin e parafundit, duke e eliminuar operatorin e fundit “ Dekory Grup” , për arsye se kompania “Dekory Grup”, aktualisht ka një kontratë me Komunën e Lipjanit për asfaltimin e rrugës “ Isa Boletini”, në fshatin Rufc të Ri, ku me këtë rast kjo kompani është e papërgjegjshme për moskryerjen e punëve sipas planit dinamik.”, tha Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se janë po qytetarët e Lipjanit  që ju ju mbetet të shohin se si po zhvillohen punimet në këtë rrugë dhe të vlerësojnë vetë punën e kësaj kompanie.

  “Ndërsa qytetarëve të Lipjanit dhe më gjerë ju mbetet të shohin se si po zhvillohen punimet në këtë rrugë dhe të vlerësojnë vetë punën e kësaj kompanie.

Prandaj Komuna e Lipjanit nuk ka dashur të hyjë prapë në kontratë tjetër me këtë kompani për ta rrezikuar projektin.

Nuk bëhet fjalë për përgjegjësi materiale të askujt, përkundrazi në të gjitha rastet komuna ka zgjedhë operatorët me çmime më të lira, prandaj ka mbetje financiare në shumicën e projekteve dhe tani do ta bëjmë redistinimin e mjeteve në projekte të reja.

Unë ftoj qytetarët e Komunës së Lipjanit dhe më gjerë që të denoncojnë çdo keqpërdorim dhe të gjithë së bashku të luftojmë çdo dukuri negative”, transmeton LipjaniNews.

SHIKO MË SHUMË

Vjedhje e rëndë në Janjevë

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur...

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Lipjan: Ushtron dhunë fizike ndaj një femre, e dyshuara shoqërohet në stacionin policior

Raportohet se një femër në Lipjan ushtroi dhunë fizike ndaj një femre tjetër, si...