Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se, pjesë e rrugëtimit dhe suksesit të diasporës sonë në Zvicër është edhe klubi i futbollit “Dardania Basel”.
Po ashtu, edhe Qëndrim Ahmeti ka falenderuar që kanë zgjedhur Lipjanin për vizitë dhe do të luajnë një lojë miqësore me KF “Arbëria”
Ai përmes një shkrimi në Facebook ka shkruar se, për lartësimin e vlerave të sportit dhe rinisë shqiptare, sot i dhurova klubit futbollistik “Dardania Basel” Medaljen e Gjergj Kastriotit-Skënderbeu.
Postimi i plotë:
Pjesë e rrugëtimit dhe suksesit të diasporës sonë në Zvicër është edhe klubi i futbollit “Dardania Basel”, që pos suksesit në futboll janë shndërruar në adresë që tubon shqiptarët. Për lartësimin e vlerave të sportit dhe rinisë shqiptare, sot i dhurova klubit futbollistik “Dardania Basel” Medaljen e Gjergj Kastriotit-Skënderbeu. Fanellën e Xherdan Shaqirit, të cilën ma dhuroi vëllau i tij, Arianiti, trajneri i klubit, premtova se do ta mbajë gjatë Gjysmëmaratonës së Prishtinës në prill të këtij viti.RH

Postimi i plotë nga Ahmeti:
Kënaqësi me miqët nga Klubi futbollistik i Shqipëtarëve në Zvicërr “Dardania Basel” i cili po drejtohet me shumë sukses nga Arianiti, që po qendron bashkë me klub këto ditë në Kosovë.
I falënderoj që kanë zgjedhur Lipjanin për vizitë dhe do të luajnë një lojë miqësore me KF “Arbëria” 👏🏻




