Ahmeti dhe Maksymiuk bisedojnë për gjendjen në Kosovë

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, sot priti në takim ambasadorin e Kanadasë në Kroaci, Daaniel Maksymiuk, ndërkaq biseduan për situatën politike dhe ekonomike në Kosovë, krizën politike dhe sfidat, situatën në rajon, si dhe qeverisjen në Prishtinë.

Ahmeti e njoftoi ambasadorin me qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje!, por edhe të opozitës së bashkuar për problemet në të cilat po kalon Kosova dhe mënyrën e zgjidhjes së tyre, si mundësi e krijimit të një stabiliteti afatgjatë politik dhe ekonomik që do të kishte ndikim edhe në stabilitetin në rajon.

Ai po ashtu e informoi mysafirin për të arriturat në Komunën e Prishtinës, luftimin e krimit dhe korrupsionit, reformat në fushën e administratës publike, avancimet në arsim, shëndetësi e të tjera. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit për gjendjen në...

Temperaturat deri në 38°C, java e parë e gushtit me mot ‘përvëlues’ në Kosovë

Java e parë e gushtit në Kosovë do të karakterizohet nga mot kryesisht me...

Moti ekstrem: Nesër do të ketë kufizime të automjeteve

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se, bazuar në parashikimin zyrtar...