Ahmeti: Demarkacioni nuk kalon

PUBLIKUAR

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka folur për zhvillimet aktuale në komunën e Prishtinës, për akuzat që po ia bëjnë LDK-ja dhe PDK-ja për qeverisjen në kryeqytet.

Në një intervistë për “Epokën e re”, Ahmeti tregon nëse do të jetë sërish kandidat për kryetar komune në zgjedhjet e ardhshme lokale.

I pari i Prishtinës ka folur për bashkëpunimin që ka me presidentin, kryeministrin dhe kryeparlamentarin.

Po ashtu, Ahmeti ka folur edhe për demarkacionin me Malin e Zi, për mënyrën e tejkalimit të këtij problemi.

“Mund të garantoj vetëm një gjë. Deputetët e lëvizjes Vetëvendosje nuk do ta votojnë demarkacionin. Nuk mund të garantoj për asnjë subjekt tjetër, madje jam goxha i sigurt se disa prej deputetëve të koalicionit qeverisës, të cilët po thonë se nuk do ta votojnë, do ta votonin nëse do ta kenë mundësinë. Deputetët e Vetëvendosjes do ta pengojnë votimin e demarkacionit me metoda paqësore, ndërsa qytetarët do të jenë në protestë në mbështetje të deputetëve dhe për t’i treguar këtij koalicioni se ky demarkacion nuk bën të kaloj…”, tha Ahmeti.

Ai para protestës së 1 shtatorit, ku këtë ditë pritet të votohet edhe demarkacioni me Malin e Zi, e ka një porosi edhe për Ramush Haradinajn dhe Fatmir Limajn.

SHIKO MË SHUMË

Vedat Bajrami bën thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri më 12 shtator

Aktori i mirënjohur i humorit, Vedat Bajrami, i është bashkuar thirrjes për pjesëmarrje në...

Deputeti i VV-së fajëson komunat për rezultatet e testit “PISA”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, ka reaguar për rezultatet e dobëta të nxënësve...

Ramadani: Sot do të shohim nëse do të kemi një rast të ri për Gjykatën Kushtetuese

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani është deklaruar në lidhje me thirrjen e seancës për...