Ahmetaj: Numërimi i votave me kusht do të merr kohë

PUBLIKUAR

Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretarit të KQZ-së, Burim Ahmetaj ka thënë se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është pranuar i gjithë materiali i ndjeshëm nga të gjitha komunat.

Ahmetaj tutje tha se janë në procesin e procesimit të dhënave nga formularët.

“Po ashtu është në proces skanimi i listës përfundimtare të votuesve dhe sot pasdite mund të filloj procesi i regjistrimit të votuesve me kusht në databazë. Siç ju kemi njoftuar sot në orën 16:00 do të nis numërimi i votave me postë, materiali tashmë është pranuar në QNR”, tha Ahmetaj.

Ahmetaj shtoi se numërimi i votave me kusht do të marrë kohë.

“Votat me kusht na merr kohë, ndoshta pas dy ditëve do të mund të fillojmë me numërimin e tyre sepse na duhet mi regjistru të gjithë votuesit e rregullt, pastaj votuesit me kusht dhe t’i bëjmë krahasimet e të gjithë votuesve të rregullt, me kusht dhe me postë në mënyrë që të kemi konfirmimin pastaj se cilët votues me kusht do të numërohet vota e tyre”, tha Ahmetaj.

SHIKO MË SHUMË

Tahiri: Qeveria pa program, pa identitet dhe pa letërnjoftim politik

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Qeveria “Kurti 4”,...

Rreth 9 mijë nxënës në Prishtinë do t’i nënshtrohen kontrolleve sistematike mjekësore

Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës ka nisur vizitat sistematike mjekësore në 47...

Bajrami: 13 paga për sektorin publik, ndërsa për sektorin privat as pagë minimale

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me grevën e punëtorëve teknikë të...