Ahmet isufi nuk e përjashton koalicionin me PDK

PUBLIKUAR

01S-Pol_Ahmet_Isufi

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, ka thënë se kryetarët e degëve të AAK-së i kanë dhënë mbështetje të plotë liderit të tyre, Ramush Haradinajt, që ai të jetë i nominuari nga partitë e bllokut për kryeministër.
Ai ka shtuar se marrëveshja e 10 qershorit nuk mund të jetë peng i veprimeve të njëanshme të cilit do subjekt politik që është pjesë e koalicionit.
I pyetur se a do të shkojë AAK-ja në koalicion me PDK-në, në rast të prishjes së marrëveshjes së bllokut, ai tha se nuk dëshiron të paragjykojë rezultatin.
“Ne nuk duam që të paragjykojmë sepse mendojmë që ky koalicion duhet ta ndryshojë gjendjen në Kosovë, prandaj duam ende të besojmë që koalicioni duhet ta krijojë qeverinë e re”, ka thënë Isufi./Gazeta Blic/

SHIKO MË SHUMË

Policia paralajmëron qytetarët: Kujdes nga SMS-të mashtruese për gjoja gjoba trafiku

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar ndaj mesazheve...

Aksident mes tri veturave në rrugën Pejë–Rugovë, një person përfundon në spital

Sot rreth orës 13:00 është raportuar një aksident trafiku në rrugën Pejë–Rugovë, në kilometrin...

Mbi 405 mijë përfitues të shtesave për fëmijë, ASK publikon statistikat e mirëqenies sociale për majin

Shtesat për fëmijë vazhdojnë të jenë skema sociale me numrin më të madh të...