Ahmet Imerit i ndahet mirënjohje për mësuesin e dalluar në Lipjan

PUBLIKUAR

Me rastin e 7 marsit, “Ditës së Mësuesit” Komuna e Lipjanit ka përzgjedhur dhe shpërblyer me mirënjohje mësimdhënësin më të dalluar Ahmet Imeri nga SH.F.M.U “Haradin Bajrami” në Magurë
Me këtë rast kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, sot ka pritur në zyre mësuesin e përzgjedhur nga Drejtoria Komunale e Arsimit, Ahmet Imeri, duke e uruar atë njëkohësisht ka falënderruar mësuesin për kontributin e tij në procesin edukativo- arsimor. Sipas Kryetarit Ahmeti Mësuesi Ahmet Imeri është një model dhe shembull për mësuesit e rinjë.
Mësuesi, e cili u përzgjodh nga Komuna e Lipjanit, Ahmet Imeri u shpreh mirënjohës ndaj Kryetarit Ahmeti për këtë çmim, për të cilin tha se i jep fuqi për të vazhduar edhe më tutje me përkushtim në misionin e shenjtë të edukimit të brezit të ri.

SHIKO MË SHUMË

Dy raste me fruth në Lipjan

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë periudhës 16 prill...

Daut Haradinaj viziton Bekim Metaj, vlerëson guximin e ish-ushtarit të UÇK-së

Në Magure të Lipjanit, Daut Haradinaj ka zhvilluar sot një vizitë te ish-ushtari i...

Lipjan: Rrahje pas debatit në trafik, policia u gjen armë e bisht sëpate të dyshuarve

Dy persona në Lipjan, kanë përfunduar në ndalim policor, pasi të njëjtit pas një...