Aguero: Nuk konkurroj me Ibran, por me veten

PUBLIKUAR

Sergio Aguero është shprehur i kënaqur me fillimin e sezonit të ri, ndërsa ka theksuar se nuk po konkurron me Zlatan Ibrahimovicin për golashënuesin më të mirë të Ligës Premier.

Sulmuesi i Manchester Unitedit ka shënuar tre gola në dy ndeshjet e para kampionale, ndërsa nuk ishte protagonist në fitoren prej 1-0 kundër Hull Cityt.

Nga ana tjetër, sulmuesi i Manchester Cityt mund ta tejkalojë 34-vjeçarin në listën e golashënuesve, nëse realizon kundër West Hamit.

“Ibrahimovic dhe unë e kemi nisur sezonin në formë të shkëlqyer, duke shënuar gola”.

“Mirëpo, unë nuk e kam në plan të konkurroj me të. Unë konkurroj me veten. Përpiqem ta përmirësoj veten nga sezoni i mëparshëm”, ka deklaruar 28-vjeçari. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...