Aguero: Messi dhe unë jemi si një çift i vjetër i martuar

PUBLIKUAR

Sergio Aguero ka thënë më shaka se ai dhe Lionel Messi janë si një çift i vjetër i martuar, sa herë që ndodhen në dhomë së bashku kur grumbullohen për ndeshjet kombëtares argjentinase.

Ylli i Manchester Cityt është pjese e Argjentinës që nga viti 2006 dhe që prej atëherë i ka bërë 97 paraqitje totale, duke i shënuar 41 gola, raporton Gazeta Express.

Aguero është golashënuesi i trete më i mirë te Argjentina, në vendin e dytë është Gabriel Batistuta me 54 gola, ndërsa golashënuesi më i mirë i kombëtares është Messi me 71 gola.

“Ai gjithmonë ankohet, ne jemi si një çift i vjetër”, tha me shaka Aguero

“Unë gjithmonë fle me TV lëshuar dhe kur zgjohem ai fillon me ankesa”

Messi ka shënuar 21 herë në kualifikime të Kupës së Botës, ndërsa shoku i tij Luis Suarez e mban rekordin me 22 gola, më së shumti në këtë garë në Amerikën Latine.

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...