Aguero konfirmon se po rikthehet për të luajtur futboll, thotë se tashmë ka nisur stërvitjet

PUBLIKUAR

Sergio Aguero është i gatshëm për t’u rikthyer në fushën e lojës së futbollit këtë vit.

Ish-sulmuesi i Manchester Cityt ishte detyruar të pensionohej nga futbolli në vitin 2021 pas këshillave mjekësore që mori, pasi u konstatua se kishte probleme me zemër, transmeton Gazeta Express.

34-vjeçari ka njoftuar tani se do të luajë për skuadrën ekuadoriane Barcelona de Guayaquil (një ekip i krijuar nga tifozi i Barcelonës, Eutimio Perez në vitin 1925) në ndeshjen e tyre miqësore “Noche Amarilla”.

Noche Amarilla është një lojë miqësore/tradicionale që e luhet kundër skuadrave të ndryshme. Ndeshja e parë do të jetë më 28 janar.

“Mezi pres Noche Amarilla, të argëtohem dhe të kaloj një kohë të mirë me tifozët e Barcelona SC. Kam bërë kontrolle nga kardiologu, jam shumë mirë dhe tashmë kam filluar stërvitjen, kështu që do të mund të luaj në Noche Amarilla. Shpresoj të argëtohem dhe të ndjej sërish fushën”, ka thënë Aguero. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...