Aguero dhe Sanchez në Arsenal?

PUBLIKUAR

Afati kalimtar i dimrit ka disa ditë që është mbyllur.

Por, zërat për lëvizjet e lojtarëve nuk po ndalen dhe në këtë formë edhe raportimet rreth një interesimi për dy futbollistë janë vendosur në qendër të vëmendjes periudhën e fundit, Sergio Aguero dhe Alexis Sanchez.

Argjentinasi ka përfunduar në stol tek Manchester City, duke qënë se tashmë trajneri Pep Guardiola preferon të aktivizojë brazilianin Gabriel Jesus.

Ndërkohë që prej muajsh është në ajër çështja e rinovimit të kontratës së Alexis Sanchez. Kilianit i përfundon marrëveshja aktuale në vitin 2018 dhe duket se Arsenalit dhe përfaqësuesit e anësorit ende nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të zgjatur kontratën.

Në këtë pikë një ndër klubet më të pasur në Europë, Paris Saint-Germain ka hyrë në garë për të përfituar aftësitë e dy lojtarëve amerikano-latin. Ish futbollisti i Barcelonës shihet edhe më prioritar nga pronarët e klubit francez se sa Kun Aguero, dhe pritet që të ketë lëvizje të drejtuesve të PSG që tani me qëllim që në qershor të nisin zyrtarisht negociatat.

Për sa i përket Agueros, Manchester City vijon të deklarojë se argjentinasi është i pashitshëm, por nëse vjen një ofertë e rëndësishme për klubin dhe vetë lojtarin duke llogaritur edhe faktin që ai ka përfunduar në stol, atëherë mund të kemi një transferim të tij nën hijen e kullës Eiffel. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...