“Agroni”, “Luli”, “Kamishi” Lahi Brahimaj tregon për nofkat që ua ka lënë figurave të njohura të UÇK’së

PUBLIKUAR

Ish-komandanti i UÇK-së, Lahi Brahimaj, në emisionin Pressing në T7 ka treguar se pse janë vënë pseudonimet ushtarëve të UÇK-së. Ai thotë se arsyeja kryesore ishte për shkak të sigurisë së familjarëve të ish-ushtarëve.

Brahimaj tregon se Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Daut Haradinajt dhe disa të tjerëve ua ka lënë nofkën vetë ai.

“Po ai e ka thënë edhe në një intervistë në Shqipëri se unë ia kam lënë nofkën ‘Luli’”, ka thënë ai.

Tutje ai ka treguar se Selimi nuk e ka nofkën “10-shi”, por “Agroni”

“Rexhep Selimi është njohur si “Agroni”. Shumë gazetarë e gabojnë, nuk është “10-shi”. Ajo është shifra në radio. Ai është njohur si “Agroni”. Të gjithë në Dukagjin e thërrasin “Agroni”. Daut Haradinaj është “Davidi” ndërsa Bekim Haxhiu është “Kamishi”. Ja kam lënë une. Kur e kam parë me duhan i pata thënë. Tash i ka mbetë. Nuk e di a është duke pirë më duhan. I kemi edhe ushtarët e Gjakovës që njiheshin si “Djemtë e Asfaltit””, përfundoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...