Agolli: Dy ndeshjet e fundit na dërgojnë në Evropian

PUBLIKUAR

Në vazhdën e postimeve në rrjetin social Facebook, vjen edhe komenti i mbrojtësit tiranas të Kombëtares shqiptare, Ansi Agolli, i cili beson se Shqipëria do të shkojë në Francë, duke mos dhënë rezultate konkrete për dy ndeshjet e fundit kualifikuese.

Mbrojtësi i krahut i bindur që pikërisht nga ndeshja me Serbinë dhe atë me Armeninë do të vijë edhe arritja historike e shqiptarëve në futboll, ku për herë të parë do të marrë pjesë në një eveniment kaq madhështor, sikurse janë finalet e një Kampionati Europian, transmeton telesport.

“Në stërvitje, për ndeshjet që do të na çojnë në Francë”. Është ky komenti i Ansi Agollit, teksa shihet krah kuqezinjve të tjerë, duke u stërvitur sot në Durrës, në seancën e parë stërvitore. Agolli vjen në këtë sfidë i karikuar, duke bërë një paraqitje shumë të mirë edhe në ndeshjen e fundit në Europa League, teksa fitoi kundër Anderlechtit të Besnik Hasit.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...