AGK reagon pas vrasjes së gazetarit amerikan nga forcat ruse në Ukrainë

PUBLIKUAR

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas vrasjes së gazetarit amerikan Brent Renaud nga forcat ruse në qytetin Irpin të Ukrainës.

AGK ka thënë se mbështet të gjithë gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët që po raportojnë nga zona e konfliktit Ukrainë-Rusi.

“Brent Renaud – korrespodenti i New York Times është vrarë sot nga forcat ruse në Irpin afër Kievit. Teksa, raportohet se ka mbetur i plagosur një gazetar tjetër.

Sipas zyrtarëve ukrainas, forcat ruse kanë qëlluar me armë makinën ku gjendeshin gazetarët ndërkombëtarë.

AGK-ja mbështet kolegët tanë, gazetarë, kameramanë dhe fotoreporterë të të gjitha shteteve, të cilët po raportojnë nga zona e konfliktit Ukrainë – Rusi”, thuhet në reagimin e AGK. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...