AGK reagon pas kërcënimit dhe sulmin ndaj mediave sot në Shtime

PUBLIKUAR

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas kërcënimeve që një qytetar në Shtime i bëri mediave sot gjatë një aksioni të KRU “Prishtina”.

AGK ka thënë se kërcënimet dhe sulmet e tilla janë krejtësisht të papranueshme, dhe i kanë bërë thirrje Policisë së Kosovës që të ndërmarrin masat e duhura ndaj personit që kërcënoi sot mediet.

“Mëngjesin e sotëm janë kërcënuar e sulmuar disa ekipe të medieve në vend, përderisa po e përcillnin aksionin e KRU Prishtina Sulmohet fizikisht kameramani i Lajmi.net në Shtime për shkyçjen e borxhlinjve nga rrjeti i ujësjellësit në Shtime. Krahas sulmit ndaj Lajmi.net, janë kërcënuar edhe disa kolegë të tjerë të cilët po e xhironin personin që po i fyente mediet. Në një video të publikuar nga GazetaDemos, qytetari dëgjohet duke i thënë gazetares së këtij mediumi “Mos incizo, se me ardh aty t’mys”. Për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, kërcënime dhe sulme të tilla janë krejtësisht të papranueshme, andaj i bëjmë thirrje Policisë së Kosovës që të ndërmarrin masat e duhura ndaj personit që kërcënoi sot mediet”, thuhet në reagim.

SHIKO MË SHUMË

Bajrami: Nuk zhvillohet ekonomia duke e ndëshkuar punëtorin e duke e dekurajuar prodhimin

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bjarami ka reaguar ndaj siç ka thënë ajo vendimit të...

Vlora Çitaku emërohet në komisionin që do të trajtojë nismën e Qeverisë për Specialen

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, është emëruar anëtare...

Prishtinë: Arrestohet 40-vjeçari i dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim për armë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person 40-vjeçar në Prishtinë, i cili ishte në...