AGK reagon ndaj kërcënimit të Berat Buzhalës

PUBLIKUAR

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është njoftuar nga anëtari  Berat Buzhala se ai ka pranuar kërcënime të vazhdueshme përmes rrjetit social Facebook.

Reagimi i Asocioacionit të Gazetarëve të Kosovës:

Z.Buzhala ka njoftuar AGK-në se tashme e ka raportuar rastin në polici.

Çdo lloj i kërcënimit të gazetarëve, duke përfshirë edhe ato që kryehen përmes rrjeteve sociale, paraqesin shqetësim për organizatën tonë. Duke ju referuar rastit konkret, ne presim efikasitet në hetim nga Policia e Kosovës dhe organet e tjera të drejtësisë. Njëkohësisht konsiderojmë se me shpeshtimin e rasteve të kërcënimit të gazetarëve përmes rrjeteve sociale ka ardhur koha që Policia e Kosovës të krijoj një qasje të re në mënyrën e trajtimit të tyre.

Po ashtu ne inkurajojmë të gjithë kolegët gazetarë që, çdo herë kur pranojnë kërcënime të tilla t’i raportojnë në polici. Kohë më parë AGK-ja ka marr zotimin e drejtorit të përgjithëshëm të Policisë së Kosovës se këto kërcënime do të trajtohen me seriozitet./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...