AGK: Presidentja Osmani të distancohet nga gjuha linçuese e Blerim Velës

PUBLIKUAR

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ndaj gjuhës së shefit të stafit të presidentes Osmani, Blerim Vela ndaj mediave. AGK konsideron se Vela po përdorë gjuhë linçuese që shërben për përhapjen e urrejtjes dhe sulmeve ndaj gazetarëve, raporton Gazeta Express.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka ndjekur me shqetësim sulmet e vazhdueshme ndaj mediave që vijnë zyra e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Këshilltari i saj, Blerim Vela disa herë ka përdorur gjuhë dengiruese duke i etiketuar mediat si “të ish-regjimit Pronto”. AGK konsideron se kjo gjuhë është linçuese dhe që shërben për përhapjen e urrejtes dhe sulmeve ndaj gazetarëve dhe mediave në Kosovë”, thuhet në reagim.

AGK-ja ka ftuar presidenten Osmani të distancohet nga gjuha linçuese e Velës.

“Duke ardhur nga zyra më e lartë e shtetit, këto veprime të zotit Vela ndikojnë në frikësimin e gazetarëve dhe krijimin e një ambienti të pasigurtë për punën e tyre. AGK-ja e fton Presidenten Osmani që të distancohet dhe të përkujdeset që sulme të tilla të mos përsëriten nga zyra e saj”, thuhet në reagimin e AGK-së./Express/

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Takohen zyrtarët e lartë të Prokurorisë dhe Policisë në Pejë, flasin për zbardhjen e vrasjeve të pazgjidhura të pasluftës

Ushtruesja e Detyrës së Kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Valbona Disha-Haxhosaj, ka mbajtur...

Hoxhaj takon deputeten britanike Kearns në Berlin: Kosova është me fat që ka miq të tillë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka...

Tetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Tetë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24-orët e fundit ka bërë...