AGK: Në 5 vitet e fundit janë regjistruar 120 raste kërcënimesh – rastet e dhunës të trajtohen me seriozitet

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kryetari Imri Ahmeti uron Kurban Bajramin

Kryetari Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti ka uruar festën e Kurban Bajramit.   Postimi plotë: Të nderuar...

Lipjanasi sulmon motren e tij, arrestohet

Sipas raporit Policisë bëhet e ditur se është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari...

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur shqetësimin në lidhje me trajtimin e rasteve të dhunës kundër gazetarëve.

AGK-ja ka kërkuar nga sistemi i drejtësisë që të trajtojë me seriozitetin më të madh rastet e mbrojtjes së gazetarëve nga dhuna, e cila sipas tyre, vjen si rezultat i ushtrimit të aktivitetit raportues të çështjeve të cilat përbëjnë interes publik.

“Në pesë vitet e fundit, AGK-ja ka regjistruar 120 raste kërcënimesh, ndaj gazetarëve dhe punonjësve të tjerë të medias. Gjithsej, 17 raste janë regjistruar në vitin 2018, 21 raste në vitin 2019, 24 raste në vitin 2020, 29 raste në vitin 2021 dhe 33 raste gjatë vitit 2022. Vetëm këtë vit deri në momentin që po flasim janë shënuar 11 raste sulmesh, me më të rëndin atë fizik kundër gazetarit Valon Syla. Kështu, numri i rasteve të kërcënimeve, sulmeve dhe ngacmimeve ndaj gazetarëve është rritur vit pas viti”, thuhet në reagimin e AGK-së, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka vlerësuar miratimin e Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi, me të cilin sipas tyre, parashihet që rastet e gazetarëve të trajtohen brenda një afati të shkurtër kohor.

“Përkundër këtyre zhvillimeve pozitive, shqetësimet tona kryesore mbesin kualifikimi i gabuar i veprave penale nga ana e prokurorëve ndaj sulmueseve të gazetarëve, kryesisht duke përzgjedhur vepra më të lehta penale dhe zvarritja e rasteve në gjykata dhe dënimet jashtëzakonisht të ulëta ndaj sulmueseve të gazetarëve të shqiptuara nga gjykatësit”.

“Ne kërkojmë nga prokurorët që në rastet e sulmeve ndaj gazetarëve të ndërmarrin hetime profesionale dhe të pavarura dhe akuzat ndaj sulmueseve të gazetarëve t’i përpilojnë duke marrë parasysh jo vetëm rrethanat lehtësuese por edhe ato rënduese me qellim të dekurajimit të sulmeve ndaj gazetarëve. Nga gjyqtarët kërkojmë që rastet e sulmeve ndaj gazetarëve të trajtohen me prioritet të lartë dhe sulmuesit të marrin dënime që reflektojnë rrezikshmërinë që iu kanoset gazetarëve e jo të shqiptohen dënime të lehta”, thuhet në reagim, transmeton Klankosova.tv.

SHIKO MË SHUMË

Moti sot: I vranët dhe me diell, temperaturat deri në 26 gradë

Këtë të premte pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me mundësi të reshjeve...

Bashkësia Islame njofton në sa ora do të falet të dielën Kurban Bajrami

Bashkësia Islame ka bërë të ditur se namazi i Kurban Bajramit me 16 qershor...

Moti sot: Me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 31 gradë Celsius

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të nivelit...