AGK kërkon të sigurohen punëtorët e RTK-së pas vërshimeve

PUBLIKUAR

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka kërkuar nga institucionet përkatëse që të sigurojë kushte adekuate për punë punonjësve të RTK-së, pas vërshimeve të mbrëmshme në këtë medium.

AGK thotë se ka pranuar me shqetësim raportimet se gazetarët e Radio Televizionit të Kosovës janë përballur me rrezik, natën e mbrëmshme për shkak të kushteve atmosferike.

“Kërkojmë nga institucionet përkatëse që të sigurojnë kushte adekuate për punë për të gjithë gazetarët e mediumit publik. Është e papranueshme që kolegëve tonë gazetarë t’iu rrezikohet jeta për shkak të vërshimit nga uji dhe rënies në kontakt me kabllot e energjisë elektrike”, thuhet në reagimin e AGK-së.

AGK-ja ka kërkuar gjithashtu nga menaxhmenti i RTK-së që të angazhohet më shumë për t’i evituar këto rreziqe.

“Po ashtu të gjitha institucionet përgjegjëse duhet të angazhohen në gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme e cila u garanton kushte adekuate për punë të gjithë punëtorëve të Televizionit Publik”, thuhet në fund të reagimit të AGK-së. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dita e tretë e protestës për rastin e Arlinda Zekajt, hedhen tymues para Ministrisë së Gërvallës: Dorëheqje

Protestuesit kanë hedhur tymuese para Ministrisë së Drejtësisë duke kërkuar dorëheqjen e kreut të...

Lladrovci vlerëson dorëheqjen e Drejtorit të Policisë Gazmend Hoxha

Pas dorëheqjes së Drejtorit të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, Ramiz Lladrovci ka theksuar...

Përparim Rama para se të hyjë në Prokurori: Detyra ime të ndërtoj kryeqytetin, e tyrja të shohin a po bëhet ligjshëm

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, foli shkurt para mediave para se të hynte në...