AGK e shqetësuar për mbylljen e seancës për media ndaj Azem Sylës

PUBLIKUAR

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ndaj mbylljes së seancës fillestare ndaj Azem Sylës, përkatësisht rastit të njohur si ‘Toka’.

AGK thotë se fjala transparencë e ka humbur kuptimin dhe se e ka pritur me shqetësim jashtëzakonisht të thellë mbylljen e seancës fillestare në rastin “Toka”.

“Ne nuk pajtohemi me veprimin dhe arsyetimin e kryetarit të trupit gjykues në këtë rast Arcadius Sedek, se kjo seancë është e karakterit teknik. Ia bëjmë me dije kryetarit të trupit gjykues se pikërisht kjo seancë paraqet interes të lartë për opinionin publik, pasi këtu vendoset nëse do të ketë shqyrtim kryesor apo j”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Kohë më parë AGK-ja kishte paralajmëruar se mbyllja për media dhe publik i rastit, Mekaj do të mund të shndërrohej në precedent, gjë e cila tashmë sipas këtij Asociacioni po dëshmohet me mbylljen e rastit “Stenta” si dhe këtij të fundit.

“Rikujtojmë gjyqësorin në vend se në të gjitha këto raste, të akuzuar janë persona që kanë mbajtur pozita të rëndësishme udhëheqëse dhe se paraqesin interes të jashtëzakonshëm për opinionin publik. Njëherësh ia bëjmë më dije sistemit të drejtësisë se me mbylljen e seancave është duke ndikuar drejtpërdrejt në prishjen e imazhit si dhe pengimin e mediave që të kryejnë punën e tyre. Njëherësh, kërkojmë edhe nga prokurorët e rasteve që të mos pajtohen me mbylljen e seancave gjyqësore për shkak se këtu dëmtohet edhe kredibiliteti i Prokurorisë”, thuhet tutje në reagimin e AGK-së.

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...