AGK dhe KMShK: UNICEF-i dhe Qeveria tërhiqen nga rregullorja për media e hartuar fshehurazi

PUBLIKUAR

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) njoftojnë gazetarët dhe publikun që draft-rregullorja për mbrojtjen e fëmijëve në media nuk pritet të vazhdojë të zhvillohet tutje.

“UNICEF-i nëpërmjet një komunikate publike është tërhequr nga drafti i rregullores, të cilën tash e quan vetëm si ‘mbështetje në diskutimet për zhvillimin e rekomandimeve konkrete që do t’i adresonin boshllëqet e identifikuara dhe do të siguronin mbrojtje më të mirë të të drejtave të fëmijëve gjatë ndërveprimit me mediat’ dhe sugjeron mediat që të mos e marrin atë dokument si draft zyrtar”, thuhet në njoftimin e AGK-së dhe KMShK-së.

“Qeveria, po ashtu, ka mohuar në lajmet e mbrëmshme në KTV të ketë pasur rol në hartimin e kësaj rregulloreje dhe ka premtuar të përfshijë gazetarët në nisma ligjore që prekin interesat e tyre. KMShK zotohet se do të vazhdojë të trajtojë me kujdes të veçantë ankesat që kanë të bëjnë me mbrojtjen e fëmijëve në media online dhe të shtypura. AGK falënderon mediat dhe gazetarët për mbështetjen e ofruar në adresimin e kësaj çështjeje dhe njëkohësisht fton KPM-në që të vazhdojë të zbatojë rregulloren për mbrojtjen e fëmijëve dhe të të miturve në mediat audiovizuele. UNICEF-i, në emër të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, kishte hartuar rregulloren për mbrojtjen e fëmijëve dhe të të miturve në transmetime audivizuele, media të shtypura dhe media online, e cila përmbante probleme serioze ligjore”, thuhet në komunikatë.

SHIKO MË SHUMË

BE-ja dhe Britania: Duhet të zbulohet e vërteta për të zhdukurit

Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur mbështetje për familjet e personave të...

PDK dhe Aleanca në Kuvend, kërkojnë sërish vazhdimin e seancës konstituive

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Aleancës, janë mbledhur edhe sot...

Kurti: Nuk mund të presim deri në vitin 2044 për hapjen e arkivave të Serbisë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me U.D. e Presidentes, Albulena...