AGK dënon kërcënimin e Kryeministrit ndaj gazetarit Kajtazi

PUBLIKUAR

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i tronditur me lajmin se kryeministri Isa Mustafa ka kërcënuar gazetarin Vehbi Kajtazi, pas publikimit të hulumtimit “Vëllai i kryeministrit Mustafa kërkoi azil në Francë dhe Gjermani”.

Në reagimin e AGK-së thuhet se, gazetari Kajtazi ka bërë të ditur se posedon prova se telefonata kërcënuese ka ardhur nga numri i telefonit të kryeministrit Mustafa.

AGK konsideron se ky rast është skandaloz, sidomos kur kërcënimi vjen nga një autoritet i lartë, i cili do të duhej të jetë garant i lirisë së shprehjes dhe ushtrimit të lirë të profesionit të gazetarisë.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kërkon nga kryeministri Isa Mustafa që të kërkojë falje publike dhe ta sqarojë pozicionin e tij lidhur me këtë çështje serioze.

Kjo situatë shpërfaq gjendjen e rëndë dhe kushtet e pafavorshme për ushtrimin e lirë të profesionit të gazetarisë në Kosovë.

Ndërkaq, kërcënimet dhe dhuna ndaj gazetarëve në rritje kërkon vëmendje të posaçme nga organet e rendit për gazetarët.

Të vetëdijshëm se liria e shprehjes dhe e medies është një prej vlerave më të rëndësishme të një shoqërie demokratike, AGK u bënë thirrje institucioneve të vendit që të kenë prioritet punën e gazetarëve dhe të marrin masa për krijimin e një ambienti të sigurt për gazetarët.

AGK do ta njoftojë komunitetin e gazetarëve për veprimet dhe aktivitetet e mëtejme në raport me Kryeministrinë, thuhet në reagimin e AGK. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Votohet në parim Byroja për Konfiskimin e Pasurisë

Kuvendi i Kosovës ka kaluar shqyrtimin në parim të projektligjit për Byronë Shtetërore për...

Deputetët e PDK-së lëshojnë seancën plenare

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) e kanë lëshuar seancën plenare të Kuvendit...

Kurti ende në seancë, takimi me Hamzën s’ka nisur

Edhe pse u raportua se takimi mes kryetarit të VV-së, Albin Kurtit, dhe atij...