Agjenti tregon kur do të largohet Verratti nga PSG-ja

PUBLIKUAR

“Verratti nuk do të largohet nga PSG-ja derisa t’i thonë të bëjë këtë”, kështu ka bërë të ditur agjenti i lojtarit.

Duket se Barcelona duhet ende të presë për të nënshkruar me mesfushorin e talentuar italian, Marco Verratti.

Kështu të paktën bën të ditur tani për tani agjenti i lojtarit, Donato Di Campli, i cili tha se Verratti do ta respektojë kontratën me kampionin e Francës.

“Marco do të qëndrojë në PSG”, tha Donato Di Campli, për të shtuar “Ai ka kontratë deri në vitin 2021 dhe do të qëndrojë në Francë”.

“Për momentin, nuk ka asnjë dyshim për këtë, veçanërisht kur e dimë se Marco është person që respekton kontratën. Nëse ata na thonë që të largohemi, atëherë do ta bëjmë këtë”, shtoi mes tjerash agjenti i lojtarit. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...