Agjenti i Verrattit zbulon vlerën e italianit

PUBLIKUAR

Donato Di Campli, agjenti i Marco Verratti për Premium Sport ka thënë se vlera e klientit të tij është aq sa ajo e Paul Pogbas.

Mesfushori i Paris Saint Germain, është duke u kërkuar nga shumë klube të mëdha evropiane, por sipas agjentit, italiani do të rinovojë me kampionët francez.

“30 milionë euro për Verrattin? E pakuptimtë, klienti im vlen shumë më shumë”.

“Marco vlen aq sa Pogba, pra rreth 70 milionë euro. Por, vështirë se do të largohet nga Parisi, pasi ai ka vlerën aq sa Mona Lisa”.

“Ne jemi duke pritur rinovimin dhe besoj se do të vijë shumë shpejt”, ka thënë Di Campli. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...