Agjenti i Patos në Londër, pritet zyrtarizimi

PUBLIKUAR

Agjenti i Alexandre Patos ka udhëtuar për në Londër për të diskutuar rreth transferimit të mundshëm të brazilianit te Tottenhami.

25-vjeçari nuk arriti të tregojë diçka pozitive te Corinthians, për shkak të lëndimeve, por pas huazimit te Sao Paulo në sezonin e kaluar, ai arriti të shkëlqejë si në kohërat e vjetra me Milanin.

Shumë klube kanë shfaqur interesim për sulmuesin brazilian, por raportohet se Spurs është ekipi i cili po prin garën për të siguruar shërbimet e tij.

Besohet se Tottenhami i ka ofruar 11 milionë euro klubit brazilian, por ende nuk ka asgjë të sigurt, pasi situata është duke u monitoruar me kujdes edhe nga Chelsea dhe Manchester Unitedi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...