Ylli i Napolit është në kërkim nga shumë skuadra në Premier Ligë, por përfaqësuesit i tij ka thënë se askush nga Manchester United nuk e ka kontaktuar
Agjenti ka thënë se mesfushori i Napolit Jorginho nuk ka marrë asnjë ofertë serioze nga Manchester United.
Sipas Goal, për mesfushorin më shumë janë të interesuar Manchester City dhe se ata mund ta sigurojnë atë menjëherë pasi të përfundon sezoni.
“Jorginho ja ka dalë për mrekulli në Napoli, ai luan për kombëtaren e Italisë, është unik dhe karakteristik dhe kjo është arsyeja se pse atë e kërkojnë shumë skuadra në Europë. Për momentin ka shumë thashetheme për të. Trajneri i Napolit dhe lojtarët janë duke u kërkuar nga shumë skuadra por nuk ka asgjë zyrtare. Por, Manchester United asnjëerë nuk me ka kontaktuar”, ka thënë ai. /GazetaExpress/


