Agjenti i Jorginhos konfirmon interesimin e dy klubeve të mëdha evropiane

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Qeveria e Shqipërisë fillon konsultimet e projektligjit për shëndetin seksual dhe riprodhues

Një grua mund të bëhet nënë përmes riprodhimit të asistuar pasi të ketë kaluar...

Ambasada amerikane bën thirrje: Dhuna në familje është krim, mos duroni!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë thirrje që të...

Agjenti i Jorginhos, Joao Santos, ka thënë se dy klube të mëdha evropiane e kanë kontaktuar atë për t’u interesuar për mundësinë e transferimit të mesfushorit të Chelseat.

Chelsea e transferoi Jorginhon në Stamford Bridge nga Napoli për 57 milionë funte, gjatë afatit kalimtar të verës së vitit 2018, pasi e mposhti Manchester Cityn në garën për transferimin e tij, transmeton Gazeta Express.

28-vjeçari e ndoqi trajnerin e tij në Napoli, Maurizio Sarri, në Londër, dhe erdhi në Angli me një reputacion të madh si mesfushor. Megjithatë, ai dështoi t’i arrijë pritshmëritë e krijuara për të në Stamford Bridge.

Sarri u kthye në Itali pas një oferte nga Juventusi dhe e ardhmja e Jorginhos është vënë në dyshim që kur Frank Lampard e mori drejtimin e skuadrës, para sezonit 2019/20. Italiani që nga atëherë ka arritur ta fitojë një vend në formacionin e parë të Lampardit, ndërsa i ka bërë 32 paraqitje këtë sezon.

Kontrata aktuale e Jorginhos në Stamford Bridge nuk do të skadojë deri në vitin 2023, mirëpo për të është përfolur se mund të kthehet në Itali pasi që raportohet se Juventusi është interesuar për të.

“Nëse më pyesni se a i pëlqen Sarrit Jorginho, do të them po, për shkak të historisë së tyre. Nuk mund të them asgjë për afatin kalimtar, pasi që për momentin nuk jam në kontakt me askënd”, ka thënë Santos.

“Jorginhos i kanë mbetur edhe tre vjet në kontratën e tij dhe ai është duke bërë punë të mirë në Chelsea, por nëse një ofertë mjaftueshëm e madhe na vjen, atëherë mund të arrihet ndonjë marrëveshje”.

“Në këtë aspekt, dy klube të mëdha evropiane, që s’janë italiane, më kanë kontaktuar”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...