Agjenti i Elseid Hysaj, Mario Giuffredi, ka thënë se lojtari i tij është shumë inteligjent dhe ekipet e mëdha do të ofrohen këtë verë.
Pak para ndeshjes Napoli-Milan, Mario Giuffredi, i agjenti i Elseid Hysaj, ka folur edhe për të ardhmen e klientit të tij.
“Është një djalë shumë inteligjent dhe i ekuilibruar. Ai do të bëhet një nga lojtarët më të lakmuar. Ekipet e mëdha në Evropë janë të vëmendshëm dhe mendoj se këtë verë do të ofrohen”, ka thënë agjenti.
Shqiptari është duke zhvilluar një sezon fantastik dhe është njëri ndër lojtarët më në formë shqiptar.
Ai pritet të jetë pjesë e Shqipërisë në kampionatin evropian. /Telegrafi/


