Agjenti i Hakimit zbulon të ardhmen e futbollistit

PUBLIKUAR

I huazuari në Borussia Dortmund, Achraf Hakimi, synon të luajë për Real Madridin. Këtë lajm e ka konfirmuar agjenti i futbollistit, Alejandro Camano.

Achraf Hakimi ka ngjallur interesim te shumë klube të mëdha të Evropës falë paraqitjeve të tij me Borussia Dortmundin gjatë këtyre dy sezoneve i huazuar në Gjermani, ku së shpejti i përfundon kontrata e huazimit, transmeton Gazeta Express.

Mbrojtësi anësor 21-vjeçar, i cili u ngrit nga akademia e Real Madridit dhe debutoi për ekipin e parë në vitin 2017, ka ngjallur interesim te klube si Bayern Munich, Paris Saint-Germain, Juventus dhe Chelsea.

Interi raportohet gjithashtu se është ndër klubet që po e kërkon më së shumti transferimin e Hakimit, megjithatë agjenti i futbollistit, Camano, e sheh të ardhmen e Hakimit vetëm në Santiago Bernabeu.

“Ai do të kthehet në Real Madrid kur të përfundojë sezoni. Do ta shohim se çfarë do të ndodhë më pastaj. Ai dëshiron të luajë në ndeshje, si këtë sezon, kur ka qenë titullar në çdo ndeshje. Frymëzimi i tij i vetëm është të zhvillohet si lojtar”, ka thënë Camano.

“Kemi dialog të mrekullueshëm me Real Madridin dhe ata gjithmonë llogarisin në të për ta pasur në radar dhe ne nuk duam ta distancojmë veten nga ata shumë. Kështu që do të arrijmë ndonjë lloj marrëveshje, por pa harruar që qëllimi i tij është të luajë për Real Madridin ndonjë ditë sepse e cilëson si klubin më të mirë në botë”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...