Agjenti i FBI-së tregon për ushtrimin 3-hapësh që e mposhtë stresin dhe shqetësimin

PUBLIKUAR

Të gjithë kanë përvoja të hidhura me stresin, e veçanërisht personat të cilët kanë për të bërë prezantime para dhjetëra apo qindrave njerëzve.

Si ta menaxhoni përshtypjen të cilën e lini te të tjerët kur jeni nervoz? Si i kontrolloni sjelljet e juaja? Të gjitha këto pyetje na vijnë në mendje dhe vetëm sa na bëjnë më nervoz, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, Navarro, ish agjent i FBI-së, thotë se ekziston një arsye e mirë prapa asaj se përse jeni të zemëruar apo stresuar.

Ndoshta është hera e parë që po takohesh me një person të caktuar, jeni në një intervistë pune apo jeni duke e bërë një prezantim të mahnitshëm. Pra, ai rekomandon që këtë të mos e fshihni.

Përkundrazi, Navarro thotë se nëse e pranoni se jeni nervozë – dhe jeni në rregull me këtë – kjo mund të ndihmojë në lehtësimin e stresit që po përjetoni.

Sipas tij, mposhtja e stresit varet nga strategjia tri-hapëshe:

– Deklaroni ndaj vetvetes se jeni të stresuar apo shqetësua

– Deklaroni ndaj audiencës se jeni të stresuar/shqetësuar

– Adaptoni sjelljet e juaja të nervozës.

Hapi i parë mund të jetë më i vështirë sepse hulumtimet kanë treguar se në situata me nivele të larta të stresit, impulsi i përgjithshëm i njerëzve është të përpiqen të qetësohen.  /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...