Agjenti i El Shaarawyt tregon për të ardhmen e klientit të tij

PUBLIKUAR

Stephan El Shaarawy nuk do të largohet nga Roma dhe mundësitë për një largim drejt Torinos janë “të barabarta me zero”, ka thënë agjenti i sulmuesit, Manuel El Shaarawy, i cili njëkohësisht është edhe vëllai i tij.

Përveç një transferimi të mundshëm drejt Torinos, Manuel El Shaarawy ka mohuar spekulimet edhe për kalimin e 25-vjeçarit në ekipe të tjera, si Granata dhe Florence, përcjell Gazeta Express.

“Ai është i lumtur dhe është mirë në Romë. Është i fokusuar në fillimin e sezonit dhe nuk është duke menduar për asgjë tjetër përveç sezonit të ardhshëm me romakët”, ka thënë ai.

“Unë mund të ju siguroj se ai do të qëndrojë në Romë. Mundësitë që ai të shkojë në Torino janë të barabarta me zero”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...