Agjenti: Hysaj i pëlqen Interit

PUBLIKUAR

Agjenti i Elseid Hysajt zbulon se Interi pëlqen klientin e tij, por tjetër gjë është admirimi dhe tjetër është negocimi.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare dhe Napolit ka nënshkruar një kontratë të re me Napolin në tetor, por ai ka edhe tjerë admirues në kampionatin italian, Serie A.

“Ai është një lojtar që u pëlqen. Kur kam biseduar me [drejtorin sportiv, Piero Ausilio] ai më tha se i pëlqente lojtari”, ka thënë agjenti Mario Giuffredi për Radio Kiss Kiss Napoli.

“Megjithatë, të flasësh për admirim është gjë tjetër, të flasësh për negociata është tjetër”, përcjell Telegrafi.

Giuffredi gjithashtu ka folur edhe për shortin e Ligës së Kampionëve, që e sheh Napolit të ndeshet me Real Madridin në 1\16-tën.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...