Agjenti amerikan përplaset me truprojën e Erdoganit: Rri urtë, kjo është Amerikë (Video)

PUBLIKUAR

Qëndrimi i Presidentit turk në Washington, Recep Tayyip Erdogan, përveç protestave dhe përplasjeve të shumta ka ofruar edhe këtë pamje.

Ky është momenti i pabesueshëm kur një agjent i shërbimit sekret amerikan është filmuar duke debatuar ashpër me një nga truprojat e Erdoganit, pas përleshjeve me protestuesit dhe gazetarët të enjten në Washington.

Erdogan ishte në kryeqytetin amerikan për të marrë pjesë në samitin bërthamor të udhëheqësve botërorë, kur përleshja shpërtheu jashtë Institutit Brookings.

Kalimtarët kanë filmuar momente kur truprojat e ngarkuar për sigurinë e presidentit turk shqyen parullat anti-Erdogan nga duart e protestuesve, ndërsa gazetarët deklaruan se ata u shtynë edhe dhe shqelma.

Pikërisht pas këtyre incidenteve, një agjent i shërbimit sekret amerikan është filmuar duke i tërhequr vëmendjen truprojës turke: Kjo është Amerika!

Në pamjet e filmuara nga Cenk Sidar, një kolumnist turk, agjenti është dëgjuar duke thënë: “Qëndro në këtë anë të rrugës. Më kuptoni. I thoni atij të qetësohet, kjo është Amerika. Sillu si i rritur, qëndro në këtë anë të rrugës. Duke shkuar sa andej-këndej po shkaktoni më shumë probleme për mua dhe mbrojtjen tuaj”! /OraNews/

Të enjten, pasi Erdogan mbërriti në Institutin Brookings për të dhënë një fjalim, protestuesit u mblodhën përjashta me pankarrta me mbishkrimet:”Fashist” dhe “vrasës” .

 

SHIKO MË SHUMË

Aksident në rrugën Gjilan-Ferizaj, lëndohet një këmbësor

Një këmbësor ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur...

U ofroi 20 euro policëve për t’i shpëtuar gjobës, arrestohet shtetasi i Serbisë në Mitrovicën e Jugut

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar një shtetas të Serbisë në Mitrovicën...

Ermal Sadiku i reagon Dejona Mihalit: Kurti na fton në tavolinë, kjo na thotë jeni me Listën Srpska

Deputeti i LDK’së, Ermal Sadiku, ka reaguar ndaj një statusi në ‘facebook’ të Dejona...