Agim Murtezi nga Lipjani, njeriu që u arrestua gabimisht nga Gjykata e Hagës (VIDEO)

PUBLIKUAR

Gabimi i drejtësisë ndërkombëtare ia la një nofkë për tërë jetën Agim Murtezit.

Miqtë e quajnë “Agim Haga”, njofton Klan Kosova.

Murtezin nga Lipjani KFOR-i e pati arrestuar gabimisht në vitin 2003, në bazë të një aktakuze të Tribunalit të Hagës.

Bile thotë se dy vjet autoblindë të misionit të NATO-s në Kosovë i kishte qëndruar para banesës, por atij nuk I kishte shkuar mendja se po e vëzhgonin atë.

Mirëpo, më 17 shkurt rreth orës 3 të mëngjesit nisi operacionin për arrestimin e tij.

Por ky Agim, nuk ishte ai që Haga e kishte kërkuar.

Agim Murtezi u arrestua gabimisht, në vend të Agim Zogajt.

Këtë gabim ky institucion ndërkombëtar e kuptoi tek në seancën e parë dëgjimore.

Pas kthimit në Kosovë, Murtezi u ankua dhe me ndihmën e avokatit të popullit, mori dëmshpërblim 10 mijë euro.

Kronikë nga Blerta Ahmeti.

 

SHIKO MË SHUMË

Abdixhiku, Muhaxherit dhe Ahmetit: Pres dorëheqjet tuaja, i pranoj menjëherë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër ndaj kërkesave...

LDK në Lipjan kërkon dorëheqjen e Abdixhikut

Kryesia e Degës së LDK-së në Lipjan, pas mbledhjes së mbajtur së bashku me...

Vdes i riju Hafir Maka, ngushëllohet familja

Ka vdekur Hafir Lulzim Maka, pas një aksidenti në trafik. Me këtë rast KBI-Lipjan ka...